Postim I dates 23 Dhjetor 2021

NAREA – National Albanian Real Estate Association përshëndet përqasjen e treguar nga institucionet përgjegjëse, gatishmërinë dhe vullnetin për të adresuar sugjerimin dhe argumentimin e aktorëve të tregut të Ndërmjetësimit të Pasurive të Paluajtshme, në favor të Disa Ndryshimeve në Ligjin Nr. 90/2019 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”.

#NAREA beson se shtyrja e Afatit të Rivlerësimit të Pasurisë së Paluajtshme, me një tatim të rivlerësimit në masën 3%, shërben si një mekanizëm shumë i mirë rregullues:

  1. Duke i dhënë mundësinë ASHK të përfundoj me sukses çdo aplikim të dorëzuar tashmë dhe për të cilin pronari rivlerësues (që në shumicën e rasteve është dhe shitës në të ardhmen e afërt) nuk ka marrë akoma një konfirmim për masën e tatimit të rivlerësimit.
  2. Nxit transaksionet me Pasuritë e Paluajtshme, duke i bërë të gjitha pronat, pavarësisht kategorisë, vitit të ndërtimit, gjendjes së amortizimit, të tregtueshme, konkurruese si dhe një alternativë e mirë ne treg.
  3. Nxit investimet në Pasuritë e Paluajtshme, duke zhvilluar titujt e pronësisë si dhe të drejtën e kujtdo për të zotëruar një pasuri të paluajtshme.
  4. Nxit formalizimin dhe shmangien e evazionit fiskal në transaksionet kalimit të pronësive. Nëpërmjet procesit të rivlerësimit bëhet e mundur reflektimi i çmimit real në treg dhe jo vetëm sipas çmimeve referencë.
  5. Nxit luftën kundër pastrimit të parave, duke inkurajuar transaksione të rivlerësuara sipas çmimit të tregut dhe jo vetëm sipas sistemit të çmimeve referencë.

#NAREA, mbetet e përkushtuar të shtojë vlera në ekonominë e vendit, duke kontribuar me zgjidhje të qëndrueshme për sa i përket masës së tatimit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke marrë në konsideratë kategorizimin e ndërtimeve, vitin e ndërtimit, parimet e amortizimit, gjendjen faktike të objektit dhe komponentët fiskal.

#NAREA #FuqizojmëNdërmjetësit #ShtojmëVlera #TitujPronësie

 

Linku I postimit: https://www.monitor.al/rivleresimi-i-pasurive-te-paluajtshme-me-tatim-3-pritet-te-shtyhet-deri-me-30-prill-2022-dhe-me-mundesi-pagese-te-tarifes-deri-ne-korrik/?fbclid=IwAR1sVLEFpDK1j5jmKBwK0DdUp99GT05-u6ZduVpGmgilOrOaR-RJTUVcaI8

2024 All right reserverd © National Albanian Real Estate Association

Design by Gremza

NAREA

NAREA

#YourEdgeInRealEstate

I will be back soon

NAREA
Hey there 👋
It’s your expert from NAREA.
How can I help you?
Start Chat with: