Postim I dates 28 Janar 2022

Ligji “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”:

Në përfundim të angazhimit disa mujor të NAREA – National Albanian Real Estate Association në procesin e hartimit të Ligjit për “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, në datë 25 Janar 2022, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe në datë 27 Janar Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, miratoi Ligjin për “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, duke reflektuar një pjesë të sugjerimeve të #NAREA.

Si grup interesi, #NAREA përshëndet këtë zhvillim në kuadrin rregullator të transaksioneve me pasuritë e paluajtshme. Ne shprehim mirënjohjen për cilindo aktor të sektorit të përfshirë në këtë proces, për kontributin e dhënë në mënyrë që ky Projektligj të përmirësohej dhe për këdo nga institucionet shtetërore që kishin gatishmërinë, kuptuan dhe reflektuan sugjerimet.

Nëpërmjet këtij Ligji, Profesioni i Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme konsolidohet akoma më tepër si një “Profesion Publik i Rëndësishëm”, duke garantuar kështu rritjen e pjesës së tregut në transaksionet me pasuritë e paluajtshme, zhvillimin profesional të vazhdueshëm, standardet më të larta të etikës, si dhe mbrojtjen reciproke në marrëdhëniet e biznesit dhe me institucionet shtetërore.

Në funksion të zbatueshmërisë sa më të mirë të këtij ligji, #NAREA rikonfirmon angazhimin për të vazhduar punën, në një klimë besimi të ndërsjellët, në procesin e hartimit dhe implementimit të akteve nënligjore/normative, të cilat do të adresojnë dhe përsosin më tej këtë kuadër rregullator, duke pasur gjithnjë si busull, jo vetëm fuqizimin e ndërmjetësve të #NAREA, por edhe ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtës së pronësisë për të gjithë.

Mbetemi të gatshëm të përgjigjemi për më tepër interesit të kujtdo,

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA)

#NAREA #LigjiNdërmjetësitPasuriPaluajtshme #YourEdgeInRealEstate

 

2024 All right reserverd © National Albanian Real Estate Association

Design by Gremza

NAREA

NAREA

#YourEdgeInRealEstate

I will be back soon

NAREA
Hey there 👋
It’s your expert from NAREA.
How can I help you?
Start Chat with: