Informacion mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Evropiane të Profesionisteve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI)

Të nderuar kolegë,

Kemi kënaqësinë t’iu informojmë se në datat 22 dhe 23 Qershor, 2023 Shoqata Evropiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI) zhvilloi në Pragë, Republika Ceke takimin e saj të Përgjithshëm. Gjatë dy ditëve të kësaj asambleje, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA), u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv i saj, Z. Reinaldo Pipiria. Marrja pjesë në të takim të CEPI ofroi mundësinë dhe privilegjin për tu pozicionuar në zemër të zhvillimeve Evropiane në sektorin e pasurive të paluajtshme. 

Ky takim ndjek vazhdën e disa veprimtarive të rëndësishme që fillojnë me anëtarësimin e NAREAs me të drejta të plota në CEPI në Janar të këtij viti. Me selinë e saj në Bruksel, Belgjikë, CEPI është e vetmja Shoqatë (Federatë) pan-Evropiane në këtë sektor me një numër anëtarësh prej 33 shoqatash kombëtare të sektorit të pasurive të paluajtshme që përfaqësojnë 24 Vende Evropiane (shtete anëtare dhe kandidate). 

Si rezultat i këtij takimi gjejmë rastin të informojmë anëtarët dhe partnerët e NAREA-s që si rrjedhojë e atashimit të NAREA-s brenda CEPI-t dhe mbi bazën e angazhimit për respektimin e parimeve të kodeve të etikës së shoqatave respektive, me qëllim njohjen e lidhjes me www.narea.al NAREA-an dhe për pasojë edhe me CEPI, NAREA ka vendosur në dispozicionin e anëtarëve të saj logon MMCEPI të miratuar për përdorim nga CEPI.

Gjithashtu dhe për më tepër, duke përdorur logon MMCEPI (Member of a Member Association of CEPI) ndërmjetësit të cilët janë anëtarë të NAREA kanë mundësinë të bëhen të dallueshëm në treg duke lehtësuar kështu identifikimin e tyre nga klientët Evropianë të cilët kërkojnë shërbimet e ndërmjetësve të besueshëm në fushën e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. 

Në vijim, shumë shpejt, NAREA do të vendosi në dispozicion të anëtarëve të saj kurse trajnimi në fushën e pasurive të paluajtshme të aprovuara nga CEPI në përputhje me kurrikulën CEPIEURDUC e cila është e njohur në një numër të konsiderueshëm të shteteve anëtare të BE-së duke i hapur rrugën kështu në të ardhmen, në përputhje me axhendën e anëtarësimit në BE të Shqipërisë, konsolidimit të mëtejshëm në përmbushjen e njërit nga kritereve të njohjes së profesionit të ndërmjetësuesit të pasurive të paluajtshme si dhe ushtrimit të tij brenda hapësirës së Bashkimit Evropian së bashku me profesione të tjera të rregulluara. 


Të gjithë ndërmjetësit të cilët janë anëtarë të NAREA-s tashmë mund ta konsiderojnë veten pjesë të familjes së madhe të ndërmjetësuesve Evropianë duke gëzuar kështu të drejtën për tu diferencuar në tregun e pasurive të paluajtshme si të tillë!

Duke ju siguruar për vendosmërinë tonë për të vazhduar këtë udhëtim me të njëjtin pasion dhe përkushtim,

Me Respekt,

Drejtori Ekzekutiv: Reinaldo Pipiria

2024 All right reserverd © National Albanian Real Estate Association

Design by Gremza

NAREA

NAREA

#YourEdgeInRealEstate

I will be back soon

NAREA
Hey there 👋
It’s your expert from NAREA.
How can I help you?
Start Chat with: