Informacion mbi nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale të bashkëpunimit dhe anëtarësimit ndërmjet National Albanian Real Estate Association (NAREA) dhe National Association of Realtors® (NAR, USA nivel federal), Orlando Regional Realtor® Association (ORRA, USA nivel shteti) si dhe MIAMI Association of Realtors® (MIAMI REALTORS®, USA nivel shteti)

Informacion mbi nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale të bashkëpunimit dhe anëtarësimit ndërmjet National Albanian Real Estate Association (NAREA) dhe National Association of Realtors® (NAR, USA nivel federal), Orlando Regional Realtor® Association (ORRA, USA nivel shteti) si dhe MIAMI Association of Realtors® (MIAMI REALTORS®, USA nivel shteti)

Të nderuar kolegë,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në datë 7 Maj 2023, NAREA dhe National Association of Realtors (NAR) nënshkruan marrëveshjen bilaterale të Bashkëpunimit dhe të Anëtarësimit në Washington D.C.. Mes të pranishmëve në këtë ceremoni ishte edhe Shkëlqesia e saj Znj. Floreta LULI FABER, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Washington D.C.

Themeluar në 1908, NAR është organizata e biznesit më e madhe në SHBA për nga anëtarësia, me mbi 1.5 Milionë Anëtarë përfshirë Institutet e saj të Kërkimit, Shoqëritë dhe Këshillat. NAR është e përfshirë në të gjitha aspektet e pasurive të paluajtshme në vend, si për ato rezidenciale dhe komerciale. Sektori i Real Estate në SHBA, kontribuon mesatarisht me 4.1 trilion USD, duke mbajtur peshën e 16.3% të PBB (të dhëna për vitin 2022, NAR) . Të paktën 90% e transaksioneve me Pasuritë e Paluajtshme kryhen nëpërmjet Ndërmjetësve, me një vlerë të përmirësuar deri +30%.

Kjo marrëveshje bilaterale përbën një mundësi të artë për sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri për të përfituar nga eksperienca e gjatë dhe e suksesshme e NAR si në terma të ofertave formative për agjentët dhe brokerat tanë, por, dhe për më tepër, si një markë cilësie në tërheqjen e investimeve të huaja në këtë sektor në Shqipëri.

Sot, NAREA e gjen veten në pozitën e një aktori lider në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke qenë e vetmja organizatë e tillë në vend, dhe më e madhja ndër organizimet profesionale dhe ato të sipërmarrjes, me mbi 500 anëtarë, por gjithashtu edhe në rolin e promovuesit të praktikave të biznesit bazuar mbi etikën dhe rregullimin ligjor në fuqi.

Në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe Akademisë së NAR, NAREA synon zgjerimin e veprimtarive të saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes Akademisë së NAR, NAREA sjell ofertën më të mirë të njohur ndërkombëtarisht në fushën edukimit në real estate.

Për qëllime të kësaj akademie dhe në bashkëpunim me Institutet në varësi të NAR, të tilla si Institutin e Biznesit të Pasurive të Paluajtshme (REBI) dhe Qendrën e Zhvillimit të Ndërmjetësuesve (CRD), NAREA do të ofrojë 20 Tituj dhe Certifikime Profesionale Ndërkombëtare brenda një kuadri prej mbi 100 trajnimeve, të cilat do të janë të vlefshme për Ndërmjetësit e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, dhe më gjerë në rajon, duke i dhënë udhë kështu edukimit të vazhdueshëm të ndërmjetësve dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve në ndërmjetësim.

Në të njëjtën kohë NAREA është duke e shtrirë fushën e saj të bashkëpunimit jo vetëm në nivel federal me NAR, por gjithashtu në nivel shteti përmes nënshkrimit të marrëveshjeve me Orlando Regional Realtors® Association (ORRA) dhe Miami Association of Realtors®, përmes së cilave NAREA do jetë në gjendje të mundësojë platforma dhe oportunitete B2B që do të rezultojnë në rritjen e IHD-ve në Shqipëri.

Duke ju siguruar për vendosmërinë tonë për të vazhduar këtë udhëtim me të njëjtin pasion dhe përkushtim,

Me Respekt,
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA)
Drejtori Ekzekutiv
Reinaldo PIPIRIA

2024 All right reserverd © National Albanian Real Estate Association

Design by Gremza

NAREA

NAREA

#YourEdgeInRealEstate

I will be back soon

NAREA
Hey there 👋
It’s your expert from NAREA.
How can I help you?
Start Chat with: