Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA – National Albanian Real Estate Association ) përshëndet qendrimin dhe vullnetin e treguar sot nga Ministri i Drejtësisë, Z.Ulsi Manja dhe Kabineti i tij, për të adresuar shqetësimin e Aktorëve të këtij sektori si dhe për të akomoduar sugjerimet përmirësuese të NAREA në lidhje me Projektligjin për Profesionin e Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme.
NAREA mbetet e përkushtuar që të vazhdojë dhe kontribuoj në një klimë ndërtuese, në mënyrë që ky Projektligj të miratohet brenda afateve të nevojshme.