Postim I datës 3 Dhjetor 2021

Live @Report TV, Anëtari i Bordit të NAREA – National Albanian Real Estate Association, Arbër Brahaj dhe Drejtori Ekzekutiv i NAREA – National Albanian Real Estate Association, Reinaldo PIPIRIA, për të folur rreth zhvillimeve të fundit të sektorit të Pasurive të Paluajtshme.

Përfaqësuesit e #NAREA, theksuan se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e reflektimit të rritjes së kostos së zhvillimit të truallit dhe të lëndëve të para të përdorura në ndërtim. Gjithashtu është rritur dhe kërkesa për banesa cilësore, sidomos pas tërmetit të vitit 2019. Disa faktorë të tjetër të cilët duhet të mbahen në konsideratë janë emigrimi i krahut të kualifikuar të punës si dhe fakti se kanë ngelur shumë pak zona të pandërtuara dhe shpesh këto përbëjnë një ofertë ekskluzive për afatin e mesëm.

Në të njëjtin trend rritës janë dhe qiratë në kryeqytet, duke shënuar në disa raste edhe rritje me 20%. Këtu bëhet fjalë për zona me akses të shpejtë në drejtim të qendrave ekonomike.

Temë e intervistës ishte dhe zhvillimet e fundit në lidhje me kuadrin rregullator që prek aktorët e Ndërmjetësimit të Pasurive të Paluajtshme. #NAREA thekson faktin se hartimi i Projektligjit për Profesionin e Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme, përbën një zhvillim pozitiv për këtë sektor, sidomos kur flitet për strukturim të procesit të certifikimit, programeve përgatitore dhe të drejtat për ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, të cilat në fund do të përkthehen gjithashtu në përfitim për klientët.

#NAREA prej disa javësh tashmë, ka kryer oponencën e këtij projektligji dhe ndan shqetësimin se në disa momente ky ligj mund të mbivendos disa kuadër të tjerë rregullues ekzistues, disa institucione inspektuese dhe ligj zbatuese, si dhe të krijoj hapësira për arbitraritet duke dekurajuar pjesën e tregut tashmë të formalizuar.

#NAREA #Ekspertizë #ProjektligjiNdërmjetësitPasurivePaluajtshme

2024 All right reserverd © National Albanian Real Estate Association

Design by Gremza

NAREA

NAREA

#YourEdgeInRealEstate

I will be back soon

NAREA
Hey there 👋
It’s your expert from NAREA.
How can I help you?
Start Chat with: