#NAREA beson se një skemë e përditësuar e Tatimit të Rivlerësimit dhe Çmimeve Referencë të Pasurive të Paluajtshme nxitin:
Transaksionet me Pasuritë e Paluajtshme, duke i bërë të gjitha pronat, pavarësisht kategorisë, vitit të ndërtimit, gjendjes së amortizimit, të tregtueshme, konkurruese si dhe një alternativë e mirë ne treg.
Investimet në Pasuritë e Paluajtshme, duke zhvilluar titujt e pronësisë si dhe të drejtën e kujtdo për të zotëruar një Pasuri të Paluajtshme.
Formalizimin dhe shmangien e evazionit fiskal në transaksionet e kalimit të pronësive. Nëpërmjet procesit të rivlerësimit bëhet e mundur reflektimi i çmimit real në treg dhe jo vetëm sipas çmimeve referencë.
Luftën kundër pastrimit të parave, duke inkurajuar transaksione të rivlerësuara sipas çmimit të tregut dhe jo vetëm sipas sistemit të çmimeve referencë.