Postim I datës 8 Nëntor 2021

I ftuar në Edicionin Qendror Informativ të Dritare TV, Drejtori Ekzekutiv i National Albanian Real Estate Association, ndau shqetësimin për kohën e shkurtër të lënë në dispozicion për të konsultuar Ligjin Për Profesionin e Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme. Ky shqetësim vjen edhe për shkak të ndryshimit në mes të procesit të drafteve të diskutuara më herët, si dhe frymës së vet Ligjit, duke mbi rregulluar sektorin e NDËRMJETËSIMIT që për 25 vite ka funksionuar shume mirë, me të mirat dhe sfidat e veta.

Ka një përqasje nga ekzekutivi, duke mos marrë në konsideratë ekspertizën e aktorëve në treg, që të heq pavarësinë e këtij sektori dhe të kaloj vendimmarrjen/centralizoj atë deri në mikromenaxhim tek Institucionet e Linjës.

Ky ligj ka pasur si qëllim kryesor vetëm luftën ndaj pastrimit të parave, fakt që tashmë sektori është subjekt i kuadrit rregullator respektiv (shoqëritë tregtare dhe PPP&FT).

Rasti i disa neneve ku përmendet fuqia e ekzekutivit mbi gjykatat, duke i dhënë të drejtë të jap dhe heq licenca, na komunikon një klime jo të shëndetshme bashkëpunimi.

Patjetër, ne jemi PRO krijimit të një kuadri rregullator me standardet me te larta, duke marrë shembuj vendet si SHBA (ku ky sektor është tepër i zhvilluar), jemi të përkushtuar ndaj proceseve që ngrenë standardin profesional dhe etik të NDËRMJETËSIMIT, por kjo të bëhet në partneritet me sektorin për të cilin po krijohet ky kuadër dhe jo vetëm.

https://www.youtube.com/watch?v=YKay0k0kYjQ

 

2024 All right reserverd © National Albanian Real Estate Association

Design by Gremza

NAREA

NAREA

#YourEdgeInRealEstate

I will be back soon

NAREA
Hey there 👋
It’s your expert from NAREA.
How can I help you?
Start Chat with: